Në statikën e xhamave të thatë STV® nuk do ju nevojitet asnjë investim shtesë pasi profilet e kanë të integruar shiritin ngjitës.
Profilet përpunohen si zakonisht. Prerja, izolimi i nxehtësise, vendosja e xhamave mund të kryhen si normalisht duke bërë përshtatje të vogla me kërkesat e teknologjisë STV®.
Kombinimi i teknologjisë STV® dhe elementeve tradicionale të ngurtësimit të çelikut lejon prodhimin eelementëve të mëdha dhe të pakrahasueshëm. Kjo gjithashtu lejon elemente më të qëndrueshëm.
Elementet e bardhë me madhësi standarde (1.50 x 1.50 m dritare dhe 1.10 x 2.30 m dritare franceze) me teknologjinë STV® mund të ndërtohen tërësisht pa elemente të ngurtë çeliku. Prandaj vlerat Uf përmirësohen dukshëm (deri në 0.2 W/(m²K) në varësi të kombinimit të profilit).
Puna e rregullimit dhe ri-rregullimit në dritare mund të reduktohet në minimum. Gjithashtu, pesha e reduktuar e bën shumë më të lehtë instalimin e elementeve.
Të gjithë komponentët STV® janë testuar në përputhje me cilësitë e vlefshme të RAL në konstruksionet me lidhje dhe janë të teknologjisë së fundit. Përfundimet e arritura korrespondojnë me performancat e sistemeve të profileve GEALAN.
STV® është sistemi me lidhje tokëzuese për xhamat e thatë me mbajtëset e brezit. Krahasuar me metodën e lidhjeve të lagështa, përfitimet e kësaj teknike janë më të mëdha nëse nuk bëhet kompromis ne fabrikimin e tyre.
STV® është një sistem që funksionin vërtetë
.
Lidhja e panelit me profilin e brezit transferon ngurtësinë e panelit të qelqit në brez dhe e bën të gjithë sistemin më të qëndrueshëm. Kjo do të thotë se elementet standarde mund të prodhohen tërësisht pa asnjë përmbajtje çeliku. Përndryshe, elemente më të qëndrueshme mund të fabrikohen në kombinim me çelik dhe STV®. Përveç kësaj, është e mundur të përmirësohet shumë ngurtësia e dritareve të harkuara dhe të pjerrëta për dizajne të personalizuara.
STV® nga GEALAN u ofron prodhuesve të dritareve sistemin më efikas parë ndonjëherë për prodhimin ekonomik të dritareve me xhama të lidhur.
Investimi në makineri është i rëndësishëm në proçesin e lidhjes së xhamit me ngjitës të lëngshëm. Në statikën e xhamave të thatë STV kjo nuk është e nevojshme sepse profilet e kanë të integruar shiritin ngjitës. Shikoni viedon tonë rreth prodhimit të dritareve me STV®.
Use our manufacturer locator.
Dua të marr buletinin "Ndërtesa e Referuar e Muajit" dhe lajmet e GEALAN me E-Mail (afërsisht dy herë në muaj) - pa pagesë dhe që mund t'i shkëpus në çdo kohë.