GEALAN në FENSTERBAU FRONTALE 2026

GEALAN në FENSTERBAU FRONTALE 2026

Nga 24 deri më 27 mars 2026 do të prezantojmë në stendin tonë 5-203 zgjidhje të përshtatura . Ju presin këto pika kryesore: Portofol inovativ sipërfaqesh. Gamë e shumëfishtë sistemesh. Shërbime praktike.

Nga 24 deri më 27 mars 2026 do të prezantojmë në stendin tonë 5-203 zgjidhje të përshtatura . Ju presin këto pika kryesore: Portofol inovativ sipërfaqesh. Gamë e shumëfishtë sistemesh. Shërbime praktike.

Kornizë në AC

Projektuar për ju: Zgjidhje sipërfaqësore

Portofol ekskluziv & pamje estetike

Në Fensterbau Frontale do të njiheni me portofolin tonë ekskluziv të sipërfaqeve. Sipërfaqja premium e qëndrueshme GEALAN-acrylcolor® për shembull përmirëson funksionalisht dhe estetikisht profilat plastike. Një rrugë përvojash, që kalon përmes sallës së ekspozitës, tregon qartë përparësitë e saj. Përveç kësaj, prezantojmë edhe katër zgjidhje të tjera të cilësisë së lartë për sipërfaqet. Të gjitha variantet e ngjyrave dhe finish-et ofrojnë dizajne moderne për projekte ndërtimore kërkuese.

DERË LËVIZËSE GEALAN LINEAR

Projektuar për ju: Sistemet

Funksione cilësore & Dizajne moderne

Do të bindeni se si sistemet GEALAN bashkojnë inovacion teknik dhe pamje moderne. Impresionohuni nga zgjidhjet e reja rrëshqitëse ose zbuloni versjonet e përmirësuara të GEALAN-KUBUS®, GEALAN-KONTUR® dhe GEALAN-LINEAR®. Ato kombinojnë performancë, dizajn dhe lehtësi përdorimi me përpunim miqësor. Zgjidhjet vendore të ekspozuara pasqyrojnë në mënyrë të suksesshme kërkesat e tregut. Qëndrueshmëria ka një rol kyç në të gjitha zhvillimet tona.

Rrjeti blau

Projektuar për ju: Shërbimet

Aplikacione praktike & Vegla digjitale

Provoni shërbimet tona fitimprurëse! Konsulentë kompetentë ju këshillojnë në zinxhirin e vlerës në mënyrë praktike dhe profesionale. Do të njiheni me platformën digjitale Tendoo, që shton lehtësitë për tendera dhe kontrata për të gjithë pjesëmarrësit. Mësoni në shtandin e ekspozitës për konfigurimin e ri të dyerve lëvizëse dhe ngritëse. Po ashtu, softueri planifikues me BIM të integruar dhe zgjidhjet modulare për showroom tregojnë aty vlerën e tyre të shtuar.

Ne mezi presim të ju takojmë

Prezenca jonë në Fensterbau Frontale është plotësisht nën moton Projektuar për ju, sepse në stendën GEALAN do të gjeni zgjidhje të përshtatura që plotësojnë nevojat tuaja dhe lehtësojnë ditën tuaj të punës. Ejani, binduni vetë nga risitë inovative dhe le të zhvillojmë biseda interesante. Na gëzon shumë t'ju mirëpresim!

Lajmet e Fensterbau 2026

Gealan

Grupi korporativ GEALAN është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë të profileve të vinilit për dritare dhe dyer.

©2026 GEALAN Fenster-Systeme GmbH