Prezantimi i fushatës “Ne krijojmë kornizën” nga GEALAN

GEALAN’s “We create the frame” campaign launched

Me profilet e saj, GEALAN është kthyer një trendi i vërtetë për dritaret dhe dyert PVC. Për më tepër, ajo zhvillon zgjidhje inovative që u ofron partnerëve dhe klientëve të saj vlerë vërtetë të shtuar. "Ne krijojmë kornizën tuaj" – nën këtë slogan, ofruesi i sistemit PVC bën të dtur se ka shumë më të tepër për të ofruar në ndërtimin e dritareve inovative.

GEALAN prodhon profile PVC me të cilat ndërtohen dritaret. Mbi pesëdhjetë vjet përvojë dhe teknologji në prodhimin e çdo profili që mban emrin GEALAN. 

Por eksperienca e GEALAN është shumë më tepër se kaq. Me fushatat e saj kërkon të nxjerrë në pah gamën e gjerë të shërbimeve dhe produkteve në mënyrë të qartë dhe autentike. Duke iu përshtatur grupeve të cilat ajo synon: e përgatitur me saktësi dhe të kuptohet lehtësisht nga arkitektët, planifikuesit, prodhuesit e dritareve dhe shpërndarësit... – por gjithashtu është përshtatur edhe për klientët privatë, të cilët zgjedhin të jetojnë me produktet e GEALAN-it. 

Korniza përreth me PVC 

Çfarë u nevojitet të dinë partnerët dhe klientët përpara se të kryejnë planifikimin e profileve për biznesin e tyre? Si mund të mbështesë GEALAN përpunimin, instalimin, promovimin dhe shitjen e dritareve dhe dyerve të reja? Cilat zgjidhje softuerike ndihmojnë klientët GEALAN në biznesin e tyre të përditshëm kur këto profile PVC mund të kohë që janë bërë dhe duhen bërë të reja? Këtu, GEALAN ka meneduar ndërtimin e një kornize rreth kornizës aktuale me PVC: mjete dixhitale, suport nga ekspertët planifikues, nënkontraktues dhe shpërndarës. Shërbimet dhe trajnimet u ofrojnë klientëve GEALAN trajnim praktik për punën e tyre të përditshme – duke i lejuar ata të përqendrohen në gjërat thelbësore: dritare inovative, dyer teknikisht të sofistikuara dhe sisteme me shinë. 

Të menduarit përtej realizimit të një dritareje: GEALAN ka mbrojtur mjedisin dhe burimet për më shumë se 25 vjet. Profilet tona PVC tashmë përbëhen nga një masë e madhe materiali riciklues. Ne përkrahim elektricitetin e gjelbër dhe pasjen e një proçesi sa më efikas. Kjo mund të verifikohet lehtësisht, dhe jo më kot mbajnë statusin si pioner në industri.  

Ne krijojmë kornizën.  

 

Çfarë ofron kjo fushatë? 

Qoftë produkte dhe teknologji me cilësi të lartë, zgjidhje dixhitale, këshilla dhe shërbime të dobishme: GEALAN ka realizuar disa videoklipi në web ku bën shpjegimin e tyre specifik. Përpiluar për të gjitha grupet e synuara – me temat që ata me të vërtetë kanë nevojë. 

GEALAN i sjell në tetë videoklipe dhe 13 faqe web 

Thelbi i fushatës përbëhet nga tetë videoklipe që i drejtohet target grupit të synuar me tema të përgatitura nga GEALAN. Për tu thelluar më tepër në këto tema u krijuan 13 faqe web. Në këtë mënyrë, çdo vizitor dixhital do të njohë GEALAN dhe eksperiencën e tij në formën dixhitale më të përshtatshme për ta. Meqënëse jemi këtu, ato nuk gjenden vetëm në gjuhën gjermane; si një kompani që vepron në të gjithë Evropën, GEALAN ka krijuar një fushatë ndërkombëtare me reklama dhe faqe në internet në një total prej 18 gjuhësh! 

Kontakti fillestare për të gjithë vizitorët është faqja e fushatës "Ne krijojmë kornizën", e cila ofron një përmbledhje fillestare dhe shpjegon më në detaje qëllimin e fushatës. Nga aty – orientohen drejt grupit që synohet – arkitektët dhe planifikuesit, prodhuesit dhe shpërndarësit, si dhe klientët privatë, udhëhiqen në faqet e e mëtejshme të krijuar posaçërisht për ta. 

 

Për shembull, për prodhuesit dhe shpërndarësit e

dritareve, është më e rëndësishme bota e sistemeve dhe produkteve GEALAN. Gjithashtu do të informoheni rreth potencialit aq të madh që kanë dritaret e dixhitalizuara të së ardhmes, dhe kjo është një vlerë e shtuar për zhvillimin e biznesit të tyre.

Arkitektët mund të shohin vetë se si mjetet dixhitale GEALAN e bëjnë aq të lehtë planifikimin e tyre të dritareve. GEALAN e ka gjithmon zgjidhjen gati për të kthyer çdo vizion në realitet. 

Nëse klientët privatë do të dëshironin të dinin më tepër rreth GEALAN ato mund të klikikojnë në faqet e tjera të fushatës ku të njihen me tendencat moderne të ndërtimit dhe banimit, ventilimet inteligjente, dhe mbrojtja nga vjedhjet, dhe hajdutët.  

Fushata e re GEALAN "Ne krijojmë kornizën" nuk e gjeni vetëm në formë dixhitale në internet por gjithashtu edhe postera, postime në mediat sociale, video dhe galeri fotografish tregojnë se si GEALAN po e zhvillon më tej biznesin e dritareve të së ardhmes përtej prodhimit tradicional të profilit dhe mbështet në mënyrë aktive klientët dhe partnerët e saj. 

 

Autenticiteti i parë: 100% GEALAN, 100% nga rajoni 

Çfarë ishte e rëndësishme në zhvillimin e kësaj pranie të re? Fushata GEALAN duhet të jetë autentike dhe e qëndrueshme nga zhvillimi i koncepteve deri në krijimin dhe prodhimin e videove, kopjeve dhe fotografive. Krijuar nga vet ne, me përfshirjen e grupeve të synuara. E kuptueshme, pasi është shkruar në gjuhën e partnerëve GEALAN’s. Prezantim me videoklipe dhe ilustrime lehtësisht të kuptueshme e cila krijon një vlerë të shtuar për të gjitha fushat që operon GEALAN. 

Pa përdorur aktor, apo fraza klishe. 

"Ne krijojmë kornizën" – ky nuk është thjesht titulli i fushatës së re të GEALAN, por gjithashtu përshkruan udhëtimin tonë për të arritur deri këtu, vet punonjësit e GEALAN e zhvilluan atë në bazë të ekperienvave të vërteta. Në këtë mënyrë, ata krijuan linjën e fushatës me iniciativën e tyre. Nuk do të gjeni asnjë aktor që është përdorur për fushatën e GEALAN-it.  

Bazuar në disa ide fillestare, përmbajtja u zhvillua bashkërisht. Draftet fillimisht iu prezantuan prodhuesve, shpërndarësve, arkitektëve dhe konsumatorëve duke u pyetur: A po trajtojmë tema që janë të vlefshme?A e kuptojnë njerëzit atë që ne duam të përcjellim?A jemi me të vërtetë ne këta?Ku janë pyetjet kyçe? U qartësuam shumë shpejt në bazë të reagimeve nga partnerët dhe kolegët tanë duke hartuar thelbin dhe temën qëndrore të fushatës.  

Nga koncepti deri te realizimi i reklamave, hartimi i një web-i– të gjitha këto janë 100% GEALAN. 100% rajonal,të gjitha fotot, klipet, janë xhiruar rreth GEALAN; në dy vende gjermane në Oberkotzau dhe Tanna: Ndriçimi, dronë, janë parë përditë në kopshtet lokale, mbi fushat sportive etj. Të gjitha këto krijuan konceptin e fushatës GEALAN që tani po udhëton nga rajoni në të gjithë Evropën. 

Fushata do të mbahet anembanë Evropës për disa muaj duke filluar nga shkurti 2022. Kjo fushatë synon ta bëjë GEALAN dhe eksperiencën e tij të njohur gjerësisht dhe rrjedhimisht të forcojë edhe më tepër markën e ofruesit të sistemit PVC. 

Le të të çojmë në një udhëtim në botën e GEALAN – “Ne krijojmë kornizën” fillon këtu: https://www.gealan.de/en/we-create-the-frame

Njihuni me prapaskenat e “Ne krijojmë kornizën”: https://www.gealan.de/en/we-create-the-frame/about-the-campagne

Marc Schenk

8.2.2022

Gealan

Grupi korporativ GEALAN është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë të profileve të vinilit për dritare dhe dyer.

©2025 GEALAN Fenster-Systeme GmbH