Deklarata e Grupit VEKA mbi situatën në Ukrainë dhe Rusi

VEKA Group statement on the situation in Ukraine and Russia

Drejtori i përgjithshëm i VEKA Group, Andreas Hartleif, komenton mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe Rusi dhe mbi masat e marra.

CEO i VEKA Group Andreas Hartleif komenton më poshtë mbi situatën aktuale dhe veprimet e VEKA Group.

"Për rreth një muaj, agresioni i turpshëm dhe i tmerrshëm kundër Ukrainës e ka mbajtur botën dhe Grupin Veka në grep. Ditë pas dite, ne përballemi me pasoja sfiduese si personalisht ashtu edhe në aspektin sipërmarrës. 

Grupi

ynë i kompanive, me dy markat e tij VEKA dhe GEALAN, është në një situatë komplekse sepse ne jemi të përfaqësuar me filialet dhe fabrikat tona si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi.  

Solidariteti

ynë shkon për ukrainasit të cilët janë duke mbrojtur atdheun e tyre me vendosmëri të madhe. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për kolegët tanë dhe familjet e tyre. Ne kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe kemi ofruar mbështetje që nga fillimi i konfliktit për të siguruar që ndihma të arrijë aty ku është më e nevojshme. Përveç të tjerave këtu përfshihen edhe disa dërgesa ilaçesh që ne kemi ofruar për njerëzit në Ukrainë.  

Për më tepër, falë ndihmës së shumë kolegëve dhe partnerëve VEKA në të gjithë Evropën, shumë të afërm dhe fëmijë të punonjësve tanë që ishin në gjendje të arrinin në Gjermani janë ndihmuar me strehim të sigurtë nga njerëz të rrethit tonë të përbashkët. Ne jemi shumë mirënjohës për këto tipare kaq njerëzore dhe gatishmërinë e jashtëzakonshme për të ofruar ndihmë nga të gjithë pjestarët e Grupit Veka. Për aq kohë sa fabrika jonë në Ukrainë nuk është në gjendje të prodhojë, ne do të sigurojmë furnizimin e konsumatorëve atje duke i lejuar ata të blejnë profile direkt nga Gjermania. 

Nga ana tjetër, qëndrimi

ynë ndaj Rusisë, është shumë ambivalent.  

Për më shumë se 20 vjet, ne kemi mbajtur marrëdhënie të ndryshme biznesi, të cilat janë rënduar keq nga gjendja aktuale dhe për këtë arsye janë pezulluar.  

Ne po tërhiqemi nga të gjitha investimet në Rusi dhe në të njëjtën kohë po i përmbahemi ndalesës së dorëzimit që tashmë është dekretuar.  Për këtë qëllim, ne do të mbikqyrim nga afër zhvillimet e mëtejshme dhe do të rregullojmë veprimet tona në përputhje me to." 

 

Për grupin Veka 

Andreas Hartleif 

Drejtor i Përgjithshëm 

GEALAN Fenster-Systeme GmbH

11.4.2022

Gealan

Grupi korporativ GEALAN është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë të profileve të vinilit për dritare dhe dyer.

©2025 GEALAN Fenster-Systeme GmbH