EK - GEALAN-CAIRE® Smart

Pyetje dhe përgjigje në lidhje me ventilimin inteligjent me rikuperimin e nxehtësisë

Planifikimi

Aspiratori Vëllimi
PyetjePërgjigje
Ku mund ta blej këtë ventilator? Në një partner /prodhues dritaresh GEALAN: Gjeni një prodhues dritaresh
A mund të gjenerojë sistemi i ventilimit ajër të përhershëm në banjë (në banjo pa dritare)? Jo, ka një shkëmbim të vazhdueshëm të ajrit të ndenjur dhe ajrit të pastër. Pasja e nje ajri totalisht të freskët nuk është (ende) e mundur.
Sa kushton një sistem inteligjent ventilimi GEALAN-CAIRE®? Çmimi varet nga versioni i instaluar i ventilatorit dhe madhësia e dritares. Për të mësuar, ju lutemi kontaktoni një partner GEALAN dhe merrni një çmim.
Çfarë duhet të kem parasysh kur përdor GEALAN-CAIRE inteligjent në raport me një aspirator?i jashtëm për të bërë furnizimin e ajër duhet planifikuar dhe siguruar më vete. Në kë rast, sistemi i ventilimit sillet në mënyrë neutrale dhe nuk mund të përdoret për të siguruar furnizimin me ajër.
A mund ta rivendos ventilatorin tim në një sistem ekzistues dritaresh? Jo, kjo nuk mundësohet. Sistemet e ventilimit inteligjent GEALAN-CAIRE®mund të instalohen vetëm me një sistem të ri dritaresh.
Cilat subvencione janë të mundura për instalimin e një sistemi ventilimi inteligjent GEALAN-CAIREreg;Korporata e Zhvillimit te Kredive (KfW) etj.? Ka skema subvencioni të vëna në dispozicion nga Banka KfW. Këto përfshijnë, për shembull: Skema e subvencionit të KfW-së nr. 153 "Ndërtimi për kursimin e energjisë" dhe skema e subvencionit nr. 430 "Rinovimi i kursimit energjitik
Sa ventilatorë kërkohen për një shtëpi me hapësirë mesatare 60m2 deri në 140 m2?i ajrit që mund të kërkoj banesa juaj varet nga një numër faktorësh (vendndodhja e ndërtesës, standardi i izolimit termik, cilësia e ndërtimit, etj.) e cila mund të verifikohet lehtë në planin e ventilimit.
Rregulloret në këtë drejtim mund të gjenden në shteteve federale mbi vatrave e zjarrit.
PyetjePërgjigje
Çfarë duhet të merret parasysh kur përdoret sistemi i ventilimit në kombinim në rastet e vastrave të zjarrit e, vatrat e hapura dhe sobat me pllaka? Përshëmbull në Bavari funksionon në këtë mënyrë:

(2) 1 Siguria operacionale e vatrave të varura nga ajri i dhomës nuk duhet të dëmtohet nga funksionimi i sistemeve të nxjerrjes së ajrit të dhomës, siç janë sistemet e ventilimit ose të ngrohjes së të ajrit, kapuçat e nxjerrjes dhe tharëset e shkarkimit të ajrit.
2 Kjo konsiderohet të përmbushet nëse
1. parandalohet funksionimi i njëkohshëm i vatrave të zjarrit dhe sistemeve të nxjerrjes së ajrit me anë të pajisjeve të sigurisë,
2. shkarkimi i gazit të monitorohet me anë të pajisjeve të veçanta të sigurisë,
3. gazrat e shkarkimit të vatrave të zjarrit të bëhet nëpërmjet sistemeve të nxjerrjes së ajrit
4. sistemi siguron që gjatë funksionimit të oxhakut të mos krijohet asnjë presion që shkakton rrezikshmëri.

Presion mund të ushtrohet vetëm nga njësia e ventilimit në modalitetin e mbrojtjes nga ngricat. Për të qenë në përputhje me Urdhrin për Instalimet e Zjarrit (FeuVo), presioni mund të ushtrohet një masën 4 Pascal dhe mund të kryeht nga pastrimi i oxhakut. Ventilatorët nuk mund të krijojnë presion më shumë se 4 Pascal në dhomën ku ai po përdoret. Nëse ventilatori gjeneron një presion më të lartë, duhet të merren kundërmasa.

Kjo mund të bëhet, për shembull, me anë të një pajisje për matjen e presionit të ajrit. Pajisja për monitorimin e presionit të ajrit parandalon funksionimin e një njësie nëse presioni i ajrit brenda bie më shumë se 4Pa krahasuar me presionin e jashtëm. Njësia fiket automatikisht dhe ndizet përsëri sapo presioni të barazohet.

Një opsion tjetër është përdorimi i ventilatorëve shtesë në dritare, si p.sh.GEALAN-CAIRE ® flex.

Teknologji

PyetjePërgjigje
Sa nxehtësi mund të rigjenerohet?

Sa të larta janë nivelet e zhurmës dhe izolimit termik?

Sa të larta janë parametrat akustike të zhurmave?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t 'i gjeni në fletën e të dhënave teknike
A është i mundur përcaktimi i kohës në sistemet e ventilimit? Aktualisht kjo është e mundur vetëm pas integrimit të sistemit të ventilimit në një sistem Smart Home.
Si mund ta integroj ventilatorin tim në një sistem ekzistues Smart Home? Aktualisht kjo është e mundur vetëm nëse lidhja kryet me rrjetin Mediola dhe aplikacionin Mediola IQONTROL Neo.
A ndihmon ky sistem ventilimi në parandalimin e përhapjes së viruseve dhe baktereve? Viruset nuk filtrohen nga sistemi i ventilimit, dhe bakteret fitrohen vetëm pjesërisht. Megjithatë, shkëmbimi i vazhdueshëm i ajrit zvogëlon përqendrimin e grimcave infektive në ajër. GEALAN-CAIREE® Smart kontribuon në përmirësimin e higjienës së ajrit:
  1. Ndotësit nxirren nga ajri i dhomës nga ventilatori (pershembull CO2, VOC, etj.)
  2. Në dhomë qarkullon ajër i
  3. freskët (filtrat e integruar bëjnë pastrimin nga poleni, pluhuri).
  4. Për shkak të kanaleve të veçanta të ajrimit, ajri i ndotur brenda nuk ngatërrohet me ajrin e pastrur që vjen nga jashtë.
  5. Nxjerrja
  6. e vazhdueshme e ajrit siguron që grimcat që janë filtruar nuk mund të qarkullojnë përsëri në brenda.
Çfarë sensorësh ka ventilatori dhe çfarë vlerash mat? Ventilatori ka sensorë për temperaturën dhe lagështinë. Ai mat temperaturën dhe lagështinë relative të dhomës, si dhe temperaturën dhe lagështinë e jashtme.
Njësia
PyetjePërgjigje
Kur në dhomë apo jashtë ka përherë temepratura të ulëta si vepron ventilatori në këto raste? e ventilimit bën kontroll në intervale 60-minutëshe nëse temperatura e ajrit furnizues është mbi nivelin e caktuar. Në këto raste, ventilatori kthehet në gjendje normale.

Në raste të tjera, ventilatori vazhdon të ofrojë një rrjedhë të vëllimit të ajrit prej 4m3/orë nga dhoma në pjesën e jashtme. Sipas testimit dhe çertifikimit për mbrojtjen nga ngricat, kjo është një procedurë e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e rigjeneruesit të nxehtësisë.

Moduli për mbrojtjen nga ngricat nuk duhet të fiket asnjëherë. Nëse temperaturat në ajrin e jashtëm dhe ajrin e dhomës janë përherë të ulëta, nuk ndodh kondensimi i ujit dhe kështu nuk ka rrezik të ngricave.
A mund të mbahet proçesi i ventilimit në mënyrë të përhershme në nivelin 5?

Mbajtja e proçesit të ventilimit në nivelin 5 është e kufizuar në një maksimum prej 60 minutash, gjatë kësaj kohe pishina 60 minuteshe ka nevoj të rigjenerohet dhe të operohet në një nivel më të ulët.

Shembull: Proçesin e ventilimit mund ta mbani në nivelin 5 për 30 minuta dhe mund ta vendosni serisht ne nivelin 5 pas 30 minutash.

Nëse vendosni që sistemin ta mbani në një nivel të ulët (niveli 1–4) për një hark kohor prej 15 minutash, pishina 60 minuteshe është rigjeneruar dhe mund të përdoret sërish ne nivelin 5 per 15 minuta. Pas këtyre 15 minutave, mund ta mbani sistemin në nivelin 5 për 45 minuta.

Sidoqoftë, nëse njësia e ventilimit mbahet në një nivel të ulët për 15 minuta pishina 60 minutëshe është rigjeneruar dhe mund të vihet sërish në funksion për 60 minuta në nivelin pesë.

Çfarë kontrollohet në mënyrë automatike?

Në mënyrë automatike, njësia e ventilimit kontrollon lagështinë e dhomës në 40 deri në 60%.

Nëse lagështia relative e dhomës është në intervalin e lartpërmendur, njësia kalon automatikisht në nivelin 2. Ai vepron derisa lagështia e dhomës të ndryshojë dhe të jetë nën 40% ose mbi 60%.

Nëse lagështia e dhomës është nën 40%, njësia kontrollon lagështinë duke kryer proçesin e furnizimit me ajër.

Nëse kjo është mbi 40% (e konvertuar në temperaturën aktuale të dhomës), njësia rrit furnizimin me ajër në mënyrë që të rrisë
lagështirën relative të dhomës. Nëse lagështia relative e dhomës arrin një vlerë mbi 40%, njësia kthehet automatikisht në nivelin 2.

Nëse lagështia relative e dhomës është nën 40% dhe lagështia relative (e konvertuar në temperaturën e dhomës) e ajrit furnizues është gjithashtu nën 40%, njësia kalon automatikisht në nivelin 1. Kjo minimizon çdo rënie të mëtejshme të lagështisë së dhomës.

Nëse lagështia relative e dhomës është mbi 60% dhe lagështia relative (e konvertuar në temperaturën
e dhomës) është gjithashtu mbi 60%, njësia kalon automatikisht në nivelin 1 për të minimizuar çdo rritje të mëtejshme të lagështisë së dhomës.

Nëse lagështia relative e dhomës është mbi 60% dhe lagështia relative (e konvertuar në temperaturën e dhomës) e ajrit të furnizimit është nën 60%, njësia kalon automatikisht në nivelin 3 ose 4 për të dehumidifikuar mënyrën më efikase dhomën.

Nëse lagështia relative e dhomës është mbi 85% dhe ajo e furnizimit me ajër e konvertuar në temperaturën e dhomës është nën nivel njësia e
ventilimit kalon në nivelin 4 ose 5 (nëse është e disponueshme për shkak të kufizimit të kohës) për të dehumidifikuar dhomën.

Nëse lagështia relative në dhomë arrin një vlerë nën 60%, njësia do të kthehet automatikisht në nivelin 2.

Shërbime dhe suport

Shërbim

PyetjePërgjigje

A ofrohet suport teknik ne rastet e mosfunksionimi tësistemit inteligjent të ventilimit GEALAN-CAIRE?

Në rastet kur ju nevojitet

e suport teknik duhet të drejtoheni tek partneri juaj tregtar (prodhuesi / tregtari i dritareve).

Si ta lidh ventilatorin me aplikacionin GEALAN?

  1. Shkarko aplikacionin GEALAN Home
  2. HAP aplikacionin
  3. Ndiq udhëzimet në aplikacion

Si mund ta integroj ventilatorin tim në një rrjet ekzistues WiFi?

  1. Shkarko aplikacionin GEALAN Home
  2. HAP aplikacionin
  3. Ndiq udhëzimet në aplikacion

Sa zgjasin filtrat?

Filtrat duhet të ndërrohen mesatarisht një herë në vit. Në rastet kur keni në mënyrë të shpesht dhe sistematike nivel të lartë te ndotjes së ajrit (pershembull ngarkesa e lartë e polenit/ngarkesa e lartë e pluhurit të imët), ndërrimi i filtrave duhet bërë në mënyrë më të shpesht.

Si mund t 'i ndryshoj filtrat?

Shiko udhëzimet e përdorimit

A mund të blihen filtrat direkt nga GEALAN?

Filtrat zëvendësues për SmartGEALAN-CAIRE ®mund të blihen nga partnerët GEALAN/ dhe fabrika prodhuese të dritareve.

A mund të ngrijë nga temperaturat e larta sistemi i ventilimit?

Jo, mbrojtja nga ngricat është e integruar në sistem pikërisht për këtë qëllim.

Për aq kohë sa sistemi nuk është i fikur, ai nuk mund të ngrijë.

Sa impenjim kërkohet për mirëmbajtjen e sistemit inteligjent të ventilimit GEALAN-CAIRE& reg;?

Filtri i ventilatorit GEALAN-CAIREe ® duhet të ndryshohet një herë në vit.

Kush ofron suport teknik në rast të defekteve në sistemin Smart Home me të cilin sistemi i ventilimit inteligjent GEALAN-CAIRE®është i lidhur?

Siportin teknik në këto raste do e japin prodhuesit e sistemit inteligjent të shtëpisë suaj.

Suport

PyetjePërgjigje

Për sa kohë është garancia?

Nuk ka asgjë pa garanci çdo produk është me garanci të plotë.

Garancia sipas është në përputhmëri me dispozitat stutore (2 vjet)

A mund të montohet kapakët nëse i porosis më vonë?

Po – Kapakët mund të porositen set (2 copë secili) (Art 5421). Ju lutemi kontaktoni partnerin tuaj tregtar (tregtar, prodhues dritaresh)

A mund të montohet mbrojtësja nga mizat nëse e porosis më vonë?

Po – Mbrojtëset nga mizat mund të riorganizohen në pako (2 copë secila) (Art 5444). Ju lutemi kontaktoni partnerin tuaj tregtar (tregtar, prodhues dritaresh)

A mund të çaktivizohet funksionimi manual (pershembull nëse nuk jetoj sistematikisht në banesë)?

Jo, sensori i funksionimit në njësinë e ventilatorit nuk mund të çaktivizohet.

Çaktivizimi është i mundur vetëm nga një butoni jashtëm.

A jeni duke kërkuar për prodhuesit e dritareve në zonën tuaj?

Use our manufacturer locator.

Ka pyetje?

Flisni me ne

AKADEMIA GEALAN

AKADEMIA GEALAN ofron seminare të orientuara drejt tregut mbi tema të tilla si ligji i ndërtimit, shitjet dhe teknologjia e dritareve.

Mos humbisni asnjë lajm!

Dua të marr buletinin "Ndërtesa e Referuar e Muajit" dhe lajmet e GEALAN me E-Mail (afërsisht dy herë në muaj) - pa pagesë dhe që mund t'i shkëpus në çdo kohë.

Gealan

Grupi korporativ GEALAN është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë të profileve të vinilit për dritare dhe dyer.

©2024 GEALAN Fenster-Systeme GmbH