EK - GEALAN-CAIRE® Smart

Ventilimi aktiv – Efikasiteti i energjisë për të gjithë shtëpinë

Këndvështrime rreth benefiteve

Kurseni energji

Shëndeti

Mbrojtja nga lagështia

Mbrojtja nga zhurmat

Siguria

Funksionim i pavarur

RIgjenerimi i nxehtësisë

Kontrolli inteligjent (app)

Duke përfshirë filtërat e ajrit

Ventilimi aktiv dhe inteligjent

Sistemi aktiv i ventilimit inteligjent GEALAN-CAIRE ® bën të mundur gjenerimin aktiv te ajrit përgjatë gjithë kohës. Nëse parametrat e ajrit te brendshëm ndryshojnë (temperatura dhe lagështia) keto "nuhaten" nga sensorët ku më pas sistemet aktive fillojnë të nxjerrin ajërin e dëmshëm jashtë duke futur brenda ajër të pastër dhe normalizuar parametrat. Ventilimi aktiv ka fuqi të lëvizë vëllime të mëdha ajri dhe është zgjedhja e duhur për ndërtesa me sipërfaqe të mëdha, me dhoma të mëdha duke bërë të mundur proçesin e ajrosjes pa harxhuar energji dhe pa patur nevoj për një kujdes specifik.

Gama e aplikacioneve


Ventilimi kryehet në dy drejtime dhe ështe i integruar në strukturën e dritares, në pjesën e sipërmeve ose në anë, ku mund te jetë me material trasparent ose alternuar me ngjyra. Mund të instalohet gjatë proçesit të izolimit ose në suvatim. GEALAN-CAIRE ® Smart siguron ajër të pastër në 5 nivele të ndryshme ventilimi me presione të ndryshme ajrimi nga njëra tjetra. Teknologjia e avancuar bën të mundur që sensori të filloj automatikisht procesin e ventilimit në mënyrë që temperatura dhe lagështia në ajrin e dhomës të jetë në parametrat ideale. Sistemi siguron nivelin e përshtatshëm të lagështisë në dhomë, duke bërë mbrojtjen e duhur nga alergjitë, insektet, si edhe zhurmat. Ky ështe një përdorim inteligjent i energjisë, duke ju sjellë ulje kostosh në shfrytëzimin e energjisë.

Planimetria dhe funksioni


GEALAN-CAIRE ® Smart është instaluar në anë ose në pjesën e sipërme të dritares suaj. Qarkullimi i ajrit është midis 4 dhe 40 m3/në orë. Shkarkimi dhe furnizimi i ajrit bëhet nërmjet kanaleve të cilat janë te ndara plotësisht nga njëra - tjetra. Dy filtra të llojit ISO Coarse 50% (opsionale ISO ePM25 70%) filtrojnë pluhurin, polenin dhe grimcat e tjera të dëmshme dhe mund të ndërrohen lehtësisht. Shkëmbimi shumë efikas i nxehtësisë bën të mundur minimizimin e nxehtësisë.
caire_wohnung.jpg

Rigjenerimi dhe shkëmbimi i nxehtësisë

GEALAN-CAIRE Smart përmbush standardet më të larta të efikasitetit të energjisë sepse sistemi punon me rigjenerimin e nxehtësisë: pra shkarkimi dhe furnizimi i ajrit takohen në një pikë ku kryet shkëmbimi shumë efikas i nxehtësisë (efikasiteti deri në 89%), dhe ajri i shkarkuar transferon nxehtësinë e tij në kanalin ku furnizohet ajri. Energjia që është përdorur për ngrohjen e dhomave nuk humbet, por përdoret në sistemin e ventilimit për të ngrohur ajrin e pastër. Në shtëpinë tuaj hyn vetëm ajri i pastruar dhe i ngrohur.

caire_smart_heat_recovery.jpg

Synimi kryesor i ventilimit është efikasiteti i energjisë duke kryer rigjenerimin e nxehtësisë

Funksionim i pavarur

GEALAN-CAIRE ® Smart punon plotësisht në mënyrë të pavarur. Në mënyrë automatike sensori fillon te funksionoj menjëherë sapo "nuhat" që parametrat e lagshtisë së ajrit në dhomë nuk janë në nivelin e duhur, GEALAN-CAIRE ® Smart heq lagështinë, duke e furnizuar dhomën me ajër të pastër - në këtë mënyron siguron një temperaturë të qëndrueshme dhe të shëndetshme pa sjellë nevojen e pajisjeve të tjera ventiluese në dhomë. Proçesi i ventilimit në dhomat tuaja do të kryhet më së miri edhe kur ju nuk ndodheni në shtëpi.

Kontrollimi me dhe pa aplikacion


GEALAN-CAIRE® Smart përdoret duke prekur lehtë nje sesnor në pajisje, ose duke shypur nje buton. Nga ana tjetër, GEALAN-CAIRE ® Smart mund të lidhet në rrjet nepermjet wirless duke bërë të mundur kontrolllimin nëpërmjet aplikacionit të shkarkuar në celular apo tablet.

home_app_google_play_store.pnghome_app_apple_app_store.png
caire-home-app.jpg

Opsionet e instalimit (Montimet - FLUSH )


Elementët e GEALAN-CAIRE® Smart janë në dispozicion në ngjyra të ndryshme dhe sipërfaqet e tyre përshtaten në mënyrë të përkryer me sistemin tuaj të dritares si brenda ashtu edhe jashtë. Sistemi i ventilimit mund të instalohet nën izolim dhe suvatim. Pjesa sipërme e kanalit mund të zgjerohet me anë të një rrjete 20 mm, e cila lejon një instalim të thjesht në sistemin e izolimit termik pavarësisht se sa e trashë është shtresa e izolimit. Të dukshme do të mbetet vetëm një pjesë e rrjetave që mundësojnë hyrjen dhe daljen e ajrit.

Integrim i thjeshtë i shtëpisë inteligjente

GEALAN-CAIRE Smart mund të integrohet lehtësisht në sistemin tuaj inteligjent të shtëpisë. Nëse keni bërë dush për një kohë të gjatë dhe keni nevojë të menjëhershme për më shumë ventilim, dhomat mund të ajrosen në mënyrë inteligjente. GEALAN-CAIRE Smart gjithashtu mund të kontrollohet lehtësisht kur jeni larg shtëpisë duke përdorur platformën Smart Home. Ju mund të kontrolloni dhe menaxhoni letësisht të gjitha komponentët për të patur një jetë cilësore vetëm nëpërmjet disa klikimeve apo kontrollit zanor.

Ndërveprimi me komponentët ekzistues


Pa marrë parasysh sesa sistem SMART teknologjik ka apo do ë ketë shtëpia juaj: GEALAN-CAIRE ® Smart përshtatet më së miri me të gjithë komponentët teknologjik SMART. Ju mund të gjeni zgjidhje duke krijuar "një aplikacion për gjithçka" ku aty mund të integroni sistemin tuaj të ventilimit GEALAN-CAIRE ®. Ky aplikacion ju mundëson të zgjidhni dhomat, parametrat e funksionimit, (ventilimi, ngrohja, drita, etj.) duke i kontrolluar sipas dëshirës tuaj. Për të realizuar këtë nevojitet vetëm përdorimi i nje pajisjeje shtesë që quhet portaMediola
caire_smart_home_intergation_-2.png

A ke ndonjë pyetje tjetër?

Do të gjesh pyetje dhe përgjigje në lidhje për ventilimin inteligjent me rigjenerimin e nxehtësisë në faqen tonë të pyetjeve më të shpeshta.

Llogarisni kostot për ventilimin tuaj tani.

Ajri i freskët dhe i shëndetshëm do të thotë të kesh nje jetë cilësore. Vendoseni këtë në fokus kur planifikoni dhe hartoni projektin e ndërtesës suaj. Një sistem i tillë nuk siguron vetëm kujdes për shëndetin dhe mirqënien tuaj por gjithjashtu mbron veshjen e ndertesës suaj nga lagështia dhe myku.

 

Duke u bazuar ne standartet e ventilimin kryer në ndertesat e banimit në Gjermani në vitin 1946 , sistemi ynë i kalkulimit mund t'iu tregoj lehtësisht nëse projekti i ndërtesës suaj ka nevoj për elementë shtesë ventilimi.

 

A jeni duke kërkuar për prodhuesit e dritareve në zonën tuaj?

Use our manufacturer locator.

Ka pyetje?

Flisni me ne

AKADEMIA GEALAN

AKADEMIA GEALAN ofron seminare të orientuara drejt tregut mbi tema të tilla si ligji i ndërtimit, shitjet dhe teknologjia e dritareve.

Mos humbisni asnjë lajm!

Dua të marr buletinin "Ndërtesa e Referuar e Muajit" dhe lajmet e GEALAN me E-Mail (afërsisht dy herë në muaj) - pa pagesë dhe që mund t'i shkëpus në çdo kohë.

Gealan

Grupi korporativ GEALAN është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë të profileve të vinilit për dritare dhe dyer.

©2024 GEALAN Fenster-Systeme GmbH