GEALAN Baltik - Një vend i vogël me një uri të madhe

GEANOVA-2021_1250x540_GB1B.jpg

Rytis Šmerauskas: "Ne lituanezët jemi të talentuar; jemi të shpejtë dhe jemi ende të uritur. Ndoshta jo aq të uritur sa 30 vjet më parë, por uria është pjesë e mentalitetit tonë ”.

Për 25 vjet, GEALAN Baltik ka ndërtuar ura midis Evropës Perëndimore dhe shteteve baltike - dhe nga atje në kontinente të tjera. Ura për kalimin e mallrave, ura përmes të cilave inovacionet dhe shërbimet arrijnë tek klientët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa vonesa. Rytis Šmerauskas dhe Inga Valainytė e dinë se çfarë është e rëndësishme në këtë ndërtim urash, sepse ata menaxhojnë biznesin e GEALAN Baltik. Të dy gjithë jetën e tyre profesionale e kanë ndërtuar mbi industrinë e dritareve plastike.

Në 1991, Lituania u bë e pavarur pas pothuajse gjysmë shekulli si Republika Socialiste Sovjetike Lituaneze dhe shtetasit e saj nisën një jetë të re, thotë Inga Valainytė, nëndrejtoresha e GEALAN Baltic. “Bota tani ishte e hapur për ne. Ishim të uritur për liri dhe të uritur për çdo gjë që kjo liri mund të na ofronte, kontakte të reja, mundësi të reja, produkte të reja”. Prodhimet e para ishin dritaret me PVC të disponueshme vetëm me ngjyrë të bardhë dhe kushtonin pak a shumë sa paga e një muaji. "Të shtrenjta, por lituanezët e dëshironin inovacionin, të renë, dhe mendonin se të ishe në gjendje për të blerë të tilla dritare që nuk ekzistonin në Bashkimin Sovjetik ishte një arritje"

GEANOVA-2021_690x410_GB1.jpg

Rytis Šmerauskas në Vilniusin e ri: Ku ka qënë stadiumi i futbollit Žalgiris deri në 2016, pronari i pasurive të patundshme Hanner ka investuar rreth 200 milion euro në pronat që përfshijnë apartamente të pajisura me dritare të bëra nga profilet GEALAN. Inga Valainytė në Vilniusin e vjetër: Senamiestis, qendra mesjetare e qytetit, ku dallohet per stilin gotik, rilindas, barok dhe atë klasicist. Qendra Vilniusit ka qenë një trashëgimi historike botërore e cila ruhet nga UNESKO-s që nga viti 1994.

Lituania është prodhuesi më i madh i dritareve në shtetet baltike dhe GEALAN është i vetmi prodhues i profileve PVC. “Prodhuesit lituanezë të dritareve, me përvojë në punimin e drurit, së pari duhet të mësonin se si të bënin dritare me PVC. "Ata tentuan forma të ndryshme prodhimi, improvizuan dhe modifikuan makineri" - thotë drejtori i GEALAN Baltic Rytis Šmerauskas, i cili në atë kohë ishte vetë punëtor në ndërtimin e dritareve ndërkohë që vazhdonte studimet për nxhinieri mekanike në Vilnius; në moshën 22 vjeçare ai u bë menaxher turni, në moshën 24 vjeçare menaxher prodhimi. "Unë krijova dhe ndërtova gjithçka që nuk ishte dhe ekzistonte, duke krijuar standart edhe për komoanitë e tjera; për herë të parë ndërtesat filluan të kishin dritare trekëndore, të rrumbullakëta, dyer me shinë, dhe me hapje nga sipër. Pas punës ose në fundjavë, Šmerauskas instalonte dritaret që kishte krijuar. Ai riparonte dhe shiste makineri në ndërtimin e dritareve përpara se të bashkohej me departamentin e shitjeve të GEALAN Baltic’s në 2009-tën. Që prej asaj kohe deri në vitin 2021 kompania ka qënë nën drejtmin e 43-vjeçarit. Lituanezët janë të talentuar, të shpejtë, dhe gjithmonë të uritur ndaj risive. Ndoshta jo aq të uritur sa 30 vjet më parë, por uria është pjesë e mentalitetit tonë.

Urat e ndërtuara duke përdorur aftësitë komunikuese.

Inga Valainytė (51) ka maruar studimet për gjermanisht dhe anglisht. " Nuk doja të bëhesha kurrë mësuese, kam tentur mësimdhënie vetëm një herë gjatë gjithë jetë sime" Aftësitë e saj komunikuese krijuan mundësi të reja në karrierë e saj. Në MEGRAME, një nga prodhuesit e parë dhe sot më të mëdhenj në prodhimin e dritareve PVC në Lituani, në vitin 1994 ajo u punësua si nëpunëse shitjeje dhe detyrat e saj përfshinin mbajtjen e kontaktit me furnizuesin e profilit GEALAN në Gjermani. Kjo marrëdhënie e dy partnerëve ka ekzistuar që nga viti 1992 deri më sot. Unë punova dhe ndihmona në krijimin e një sipërmarrjeve të përbashkët midis MEGRANE dhe GEALAN, një projekt i madh dhe jashtëzakonisht emocionues. Më vonë, kur u themelua GEALAN Baltic në fillim të vitit 1997, unë u transferova në kompaninë e re. Vazhdoja të punoja si nëpunëse në departamentin e shitjeve, pastaj menaxhova departamentin e shitjeve të brendshme dhe që nga viti 2010 unë’ve kam qenë zëvendëse e drejtorit. Marrëdhënia dhe bashkpunimi me kolegit e mi gjerman të GEALAN ka qënjë një nga eksperiencat e mia më të rëndësishme në të gjitha pozicionet që unë kam mbajtur. Vërtetë unë nuk e ndërtova karrierë në degën që unë studiova dhe u diplomova por ato më ndihmuan në zhvillimin e karrierë sime. Unë nuk prodhoj profile apo dritare por krijoj lidhje duke përdorur gjuhët e huaja që di. Puna më ka mësuar shumë për teknologjinë e dritareve përmes. Vazhdoj akoma të magjepsem nga industria dhe mendoj që është me të vërtetë inovative”.

Deri në vitin 2009, GEALAN Baltik vendodhjen e kishte në zemër të Vilniusit. Pastaj, në mes të krizës financiare, prodhimi, logjistika dhe administrata u zhvendosën në një ndërtesë të re 23 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit. &ldquoie Askush nuk donte apo ishte në gjendje të investonte gjatë kësaj kohe të vështirë; Zhvendosja ishte planifikuar për disa vite kështu që ne vazhduam dhe ja dolëm me planin tonë thotë Rytis Šmerauskas. Në kulmin e krizës, ne investuam një milion euro në linjën e re të përzierjes së lëndës së parë. Kur tregu filloi të lëviste dhe të zhvillohej sërisht na gjeti të përgatitur mirë. GEALAN Baltik që atëherë është zhvilluar vit pas viti pa nevojën e një kapitali të jashtëm. Në vitin 2021, xhiro u rrit nga 27 në 36 milionë euro. “Ne po investojmë gjysmën e fitimit tonë dhe po rritemi gjithnjë e më shpejt”.

Forca e tyre punëtore gjithashtu pritet të rritet – nga 155 në 170 punonjës. Në fillime, GEALAN Balltik u njoh duke përdorur tre linja prodhimi dhe pesë mjete. Sot, ne përdorim 24 linja prodhime dhe 360 mjete. Prodhimi ynë vjetor është 10,000 ton profile, gjysma e të cilave dorëzohen për GEALAN Group në Gjermani, Poloni dhe Rusi. Inga Valainytė: Kushdo që ka një fabrikë prodhimi në Lituani nuk siguron të ardhura të mëdha duke operuar vetëm brenda tregut të vogël të shteteve baltike. Fokusi ynë tashmë është në Skandinavi, Kaliningrad, Ukrainë dhe Bjellorusi. Ne do ta krijojmë këtë mundësi përpara kompanive të tjera.

Kontaktet e krijuara në të gjithë botën

Në 2013, Rytis Šmerauskas u takua me një uzbek që donte të prodhonte dritare PVC në Tashkent – duke përdorur profilet e cilësisë të një marke gjermane që klientët e tij të pasur kërkonin. GEALAN e furnizoi atë me sisteme S 9000, të pajisura me një veshje me ngjyrë të veçantë, efikase për mbrojtje nga temperaturat e larta që mund të ishin jashtë. "Produktet tona premium krijojnë dizajne magjepsëse, si për dyer me shinë me hapje të prodhuara edhe në dimensione të mëdha".

Në vitin 2015, ne filluam dërgimin e profileve S 9000GEALAN-acrylcolor ® në Korenë e Jugut, ku sistemi inovativ me rrëshqitje GEALAN-SMOOVIO ® është përqafuar shumë atje. Šmerauskas shpjegoi avantazhet e termoizolimit dhe një bum patën profilet e porositura në ngjyrë të zezë. Tani po ndërtohen lidhje të reja me Kamboxhian, Azerbaixhanin dhe Gjeorgjinë.

Pas tre vjet pune intensive përgatitore, GEALAN Baltic përfundoi me sukses një marrëveshje bashkëpunimi me INTUS WINDOWS. Pronarët e saj emigruan nga Lituania në SHBA njëzet vjet më parë; ata tani ndërtojnë dritare për atdheun e tyre, specifikisht eksportojnë në Amerikën e Veriut. Rytis Šmerauskas: &ldquoie Ky projekt ishte një sfidë e madhe për GEALAN ku ishte parë me skepticizëm dhe dyshim; Por unë besova në suksesin e saj dhe investova gjithçka në të. Si përfundim, ne mundëm konkurrentët tanë dhe fituam kontratën. INTUS po përpunon sistemin tonë S 8000 – një produkt jashtëzakonisht i teknologjisë së lartë në Shtetet e Bashkuara, një treg me potencial të madh ”.

25 vjet GEALAN Balltik. Shtyllat e para të ndërtuara në atdhe, pra në Gjermani dhe Lituani gjatë fillimit të viteve 90' mbeten forcë mbështëse për njëra tjetrën ku secili përfiton partnerë nga e gjithë bota. Ajo ishte dhe është baza për krijimin e një sërë urash të tjera mbi të cilat lituanezët mbajnë markën GEALAN nga prodhimi për një vend të vogël në një botë të madhe.

Goetz-Gemeinhardt-100px

Götz Gemeinhardt

24.11.2021

A jeni duke kërkuar për prodhuesit e dritareve në zonën tuaj?

Use our manufacturer locator.

Ka pyetje?

Flisni me ne

AKADEMIA GEALAN

AKADEMIA GEALAN ofron seminare të orientuara drejt tregut mbi tema të tilla si ligji i ndërtimit, shitjet dhe teknologjia e dritareve.

Mos humbisni asnjë lajm!

Dua të marr buletinin "Ndërtesa e Referuar e Muajit" dhe lajmet e GEALAN me E-Mail (afërsisht dy herë në muaj) - pa pagesë dhe që mund t'i shkëpus në çdo kohë.

Gealan

Grupi korporativ GEALAN është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë të profileve të vinilit për dritare dhe dyer.

©2024 GEALAN Fenster-Systeme GmbH